“Kandidati përjashtohet nga gara nëse…” Meta flet për mesazhin e prerë që i ka dhënë Berishës

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konferencë për shtyp ka deklaruar se gjatë takimit me Berishën, ia ka bërë të qartë se kandidati i primares nëse futet në garë për të dëmtuar kolegun, do të përjashtohet.

“Fajin e kanë prodhuesit se fitojnë shumë, se mos do t’ia dijë ky që ata kanë marrë kredi. 13 miliard euro borxhi tek OSSHE, ta paguajnë qytetarët hajdutërinë e tij. E kam thënë qartë, nuk do ketë kandidat kundër apo që do konkurrojë me kandidatë nga opozita. PL s’do bëhet shkak për përçaje, është betejë kjo. Respektojmë primaret dhe nesër kemi një emër të bëhet pjesë e primareve.

I thashë Berishës se çdo kandidat që kandidion në primare dhe përpiqet të dëmtojnë kolegun e tij të përjashtohet kategorikisht nga gara.

S’po bëhet për të dëmtuar njëri tjetrin dhe për të favorizuar këtë juntë. Jemi të qartë dhe marrëveshja jonë e përfunduar i intereson gjithë shqiptarëve, jo vetëm opozitës. Referendum dhe primare”, tha Meta./albeu.com


Shtuar 26.10.2022 12:11

Tags: