Po dërgonte plumb në qeli, arrestohet vizitori në Lushnjë, ku e kishte fshehur?

Midis sendeve të jashtëligjshme që futen në burgje janë kryesisht celularët, si një mjet komunikimi mes të burgosurve dhe familjarëve të tyre, por gjatë ditës së djeshme një vizitor është prangosur duke futur në qeli një plumb pistolete.

Në pranga përfundoi një 40-vjeçar, i cili po vizitonte një të afërm të tij të dënuar për trafik droge, kur në pjesën e brendshme të të mbathurave u gjet plumbi i pistoletës i kalibrit 7.65 mm. Ende nuk dihet se për çfarë qëllimesh do të futej plumbi në ambientet e brendshme të burgut. “Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve ka arrestuar sot në IEVP Lushnjë një vizitor, pasi gjatë kontrollit, i është gjetur një fishek pistolete i kalibrit 7.65 mm.

I arrestuari në flagrancë, K. Sh, i datëlindjes 05.03.1980, banues në Memaliaj, kishte sjellë një qese me veshmbathje për djalin e tezes A. A, i dënuar me tetë vite burgim për veprat penale të prodhimit, trafikimit dhe shitjes së narkotikëve.

Grupi i kontrollit ka vërejtur sendin e ndaluar në fund të qeses dhe SHKBB kreu arrestimin e personit në flagrancë, pasi dyshohet se ka konsumuar elementet e veprës penale ‘Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale” si dhe ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionPlumbi i sekuestruar në Burgun e Lushnjës it’”, sqaroi komunikata.


Shtuar 24.03.2022 07:54