Kush gjen këtë qen shpërblehet me një apartament
Kush gjen qenin Xiao Xiao dhe ja sjell të zotit mund të shpërblehet me një apartament me vlerë 60 mijë euro. Kjo është oferta e fundit e pronarit kinez Xie për gjetjen e qenbit të tij i cili rezulton i humbur nga 8 shkurti.


Xie kërkoi ndihmën e miqëve të tij në Sina Weibo, rrjet social në Kinë, ekuivalent i Twitter-it. Për ditë me radhë njoftimi i tij nuk tërhoqi vëmendjen e duhur. Ditët kalonin dhe 60-vjeçari humbiste gjithnjë e më shumë shpresën për gjetjen e qenit të tij. Së fundmi, i lodhur me pritjen dhe në panik për më të keqen, Xie ofron si shpërblim për këdo që do t’i gjente qenin e tij një apartament me vlerë gjysmë milioni huan, ose rreth 60 mijë euro.

Kaq mjaftoi që në njoftimin e tij në të njëjtin rrjet social komentimet të vërshonin lumë. “Po lë punën e po nis të kërkoj”; “Po lë shkollën e pushimet për të gjetur Xiao Xiao-n”, ishin disa prej komenteve. Kishte nga ata që ishin mosbesues duke thënë se bëhej fjalë për një mashtrim. Por 60-vjeçari Xie i qetësoi duke u thënë se bëhej fjalë për një shpërblim të vërtetë dhe se qeni i tij ishte pjesë e familjes dhe vlente më shumë se sa një shtëpi gjymsë milion huan. /albeu.com/

Shtuar më 19/02/2013, ora 16:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori