Kush fshihet pas këtij personazhi të famshëm memesh? (FOTO LAJM)

Të gjithë mund të kemi parë ose të kemi përdorur në rrjete sociale meme apo ‘gifs’ me të ashtuquajturin, ‘Baby Yoda’, një personazh i serialit të njohur “The Malandorian, Star Wars”.
Pamja e këtij personazhi po përdoret gjerësisht për të përshkruar situata të ndryshme, kryesisht humoristike, nëpërmjet memeve. Sot konsiderohet si një nga memet më të përdorura në botë në rrjetet sociale.

Por si u bë kaq i njohur dhe kaq i dëshirueshëm ky personazh?

Pas gjithë kësaj qëndron djali me emrin Grant Homan. Fillimisht, ai i ndante memet që krijonte me ‘Baby Yoda’ vetëm me miqtë e tij.

“Kur miqtë e mi u lodhën duke postuar memet në bisedën në grup, unë vendosa t’i postoj në Instagram”,- thotë Homan, një kontabilist 24-vjeçar, në Le Plata, Maryland.

Atje, ai gjeti një audiencë ‘të etur’ për këtë personazh dhe @baby.yoda.memes_ është bërë një nga llogaritë më të ndjekura kushtuar ‘bebit’ jashtëtokësor. Ka 39,700 ndjekës dhe një slogan: "All Baby Yoda, All the Time".
Homan, gjithashtu ka qenë në gjendje të sigurojë të ardhura nëpërmjet përmbajtjeve të sponsorizuara, për markat si PopSockets. Në lidhjet me fitimet e tij nga këto reklama ai shprehet: "Më shumë nga sa prisja ndonjëherë".

Në "The Mandalorian", Baby Yoda është një refugjat dhe titullari Mandalorian është kujdestari i tij i blinduar dhe babai zëvendësues. Në botën tonë, ai ka gjetur një shtëpi në internet - veçanërisht Instagram, ku personazhi është bërë sensacioni më i madh i kulturës pop i aplikacionit vitin e kaluar.

Me gjasë asnjë shfaqje ose film televiziv nuk ka prodhuar më shumë meme në 12 muajt e fundit sesa Baby Yoda. Mbi katër duzina me llogari Instagrami kanë dalë të përkushtuara për memet e Baby Yoda. #BabyYoda është përdorur 1.4 milion herë, duke mposhtur me lehtësi tituj si Tiger King (509,000), Love is Blind (267,000) dhe 90 Day Fiancé (263,000), tre nga karakteret e tjera argëtuese më të diskutuara në Instagram gjatë vitit të fundit.

Por pse posaçërisht 'Baby Yoda' është përqafuar me kaq dashuri?

Fansat e tij më të mëdhenj janë shprehur: "Ai është krijesa më e adhurueshme në planet. Ju e shihni Baby Yoda dhe thoni, 'Po, kjo është gjëja më e mirë që kam parë ndonjëherë në jetën time."

Fakt është që përpara se ‘Baby Yoda’ të fitonte një famë kaq të madhe virtuale, Disney nuk po e shtynte dot atë tek njerëzit. Tani Disney po e tregton shumë këtë personazh dhe sipas Homan, fama në Instagram është arsyeja e këtij suksesi.

Homan ka kaluar dy javët e fundit duke ripostuar memet e tij më të njohura, e duke numëruar mbrapsht deri në premierën e Sezonit 2 të The Mandalorian, i cili do të shfaqet të premten.

Homan shprehet se përbërja e audiencës së tij e ka befasuar atë, pasi 65% deri 70% të ndjekësve të llogarisë së tij janë vajza dhe gra të moshës 18 deri 35 vjeç, një kontrast me idenë stereotipike të një adhuruesi të STAR WARS - një djalë i vogël apo një burrë që nuk mundet t’i shpëtojë nëse ka një djalë të vogël.
Dhe përmes sondazheve në Instagram, Homan ka zbuluar se gjysma e audiencës së tij nuk janë ndjekës të serialit Star Wars. Ata janë atje, para së gjithash, për Baby Yoda dhe memet e tij.
Shtuar më 13/01/2021, ora 13:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori