Zjarr në një fshat të Maliqit, flakët shkrumbojnë magazinën (FOTO)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një magazinë në fshatin Burimas të Bashkisë Maliq, e cila mbante brenda kuti kartoni për mbajtjen e frutave, mollëve.

Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për dëme në njerëz.

Zjarrfikësja ka ndërhyrë në kohë, duke bërë të mundur eliminimin e rrezikut për përfshirjen nga flakët edhe të banesës, e cila ishte ngjitur me magazinën./albeu.com


Shtuar 27.05.2022 17:15