Napoli dhe Elseid Hysaj nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të rinovuar kontratën.
Gazeta e njohur italiane “Il Mattino” ka zbuluar se futbollisti shqiptar ka refuzuar kushtet e vendosura nga skuadra italiane duke vendosur në pikëpyetje të madhe të ardhmen e tij.
E ardhmja e lojtarit shqiptar duket e brishtë pas një tjetër refuzimi, ndërsa së bashku me shqiptarin nga Napoli pritet të largohen edhe 6 futbollistë të tjerë.
Bëhet fjalë për Younes, Ounas, Llorente, Ghoulam, Malcuit dhe Ciciretti, të cilët me siguri nuk do të luajnë në “San Paolo” sezonin e ardhshëm.