Kur tështima e Churchillit përcaktonte kufirin JordanI-Arabi Saudite (FOTO LAJM)

Kufiri midis Jordanisë dhe Arabisë Saudite, përfshin një zigzag të mprehtë, të njohur si Lemza apo Teshtima e Çërçillit. Thuhet se Çërçilli ishte duke vizatuar një hartë, kur një lemzë e papritur apo teshtimë bëri që dora e tij të rrëshqasë, duke krijuar një zigzag të mprehtë në Jordani.

Kjo është një histori mjaft qesharake, dhe nuk është çudi që kjo është e vërtetë.

Përkundrazi, forma zigzage në fakt është projektuar me qëllim për t’i dhënë Britaninë një korridor të të pandërprerë ajror, midis Jordanisë dhe Irakut. Nëse ka një element të vërtetë në këtë histori, është se Çërçilli, si ministër për kolonitë, ka luajtur një rol të rëndësishëm në caktimin e kufijve të Lindjes së Mesme moderne.

Kjo ndodhi në prag të Marrëveshjes së diskutueshme Sykes-Picot të vitit 1916, përmes së cilës Britania dhe Franca ranë dakord për të ndarë Lindjen e Mesme mes tyre, duke injoruar kufijtë etnike dhe fetare në këtë proces. Ata ishin aq të pasigurtë mbi atë çfarë do të bëhej me Palestinën, saqë menduan t’ia jepnin Belgjikës.

Ndërkohë, Franca i lëshoi Turqisë një pjesë të Sirisë, kundër dëshirës të shumicës së vendasve, thjesht sepse minoriteti i pasur turk në atë zone, ishte më e mirë në lobim sesa arabët e varfër. Ndërkohë, Britania dhe Franca ranë fillimisht dakord për të mbështetur krijimin e një shteti kurd, por më pas e hodhn poshtë këtë ide, kur u bë e qartë se për të realizuar këtë projekt, Londra dhe Parisi do të duhej që më parë të hiqnin dorë nga pjesë të mëdha të Irakut dhe Sirisë. Sot, 25 milionë kurdë të mbeten pa një shtet që ata mund të quajnë të tyren. Marrëveshja tashmë përdoret edhe si një mjet rekrutimi nga ISIS-i, që pretendon se kufijtë ishin të padrejtë. / Bota.al
Shtuar më 08/04/2019, ora 10:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori