Kur rrezikon jetën për një fotografi (VIDEO)
Fotografi që po udhëtonte me veturë të hapur nëpër një zonë të Afrikës, ka qëndruar shumë pranë një tufe me leopardë.

Me këtë rast, ai rrezikoi të kafshohej teksa provonte t’i fotografonte, veprim i cili shqetësoi shfrytëzuesit e rrjeteve sociale dhe mbrojtësit e të drejtavekafshëve.

“Kur jeta vihet në rrezik, për një imazh i cili merr disa pëlqime dhe zhduket përgjithmonë” ishte një prej komenteve të shumta.

Në anën tjetër, mbrojtësit e të drejtavekafshëve, e kritikuan për formën se si e frikësonte një tigër me kamerë, duke dashur ta hutonte.

Mbrojtësit e ambientit, kërkojnë që në këto zona të udhëtohet me automjete të mbyllura, në mënyrë që të evitohet çdo e papritur.


Shtuar më 01/03/2019, ora 08:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori