Kur pulëbardha e uritur të rrëmben akulloren (FOTO)

Fotografia e një dite tipike të një studenteje në bregdetin e Anglisë u shkatërrua falë një pulëbardhe të uritur që i vodhi nga duart akulloren.

Dalyntara Tara Dalyntara një studente ndërkombëtare nga Tajlanda po bënte një foto në plazhin e Brighton-it kur një i paftuar paraqitet dhe i prish foton.

23-vjeçarja e cila po ndjek masterin në Universitetin e Reading-ut po shijonte ditën e pushimit gjatë fundjavës në Sussex-in lindor, kur shfaqet pulëbardha dhe bombardon fotot.

“ Mbeta e shokuar për disa çaste, pastaj e kuptova që akullorja ime e dashur ishte rrëmbyer nga një pulëbardhë gjigande”, thotë ajo.

Vajza thotë që shoqet e saj qeshën shumë me situatën dhe fotot e shpërndara në Instagram po bëjnë xhiron e internetit./albeu.com/
Shtuar më 01/09/2016, ora 21:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori