Kur mysafiri i rradhës është një aligator (VIDEO)
Një aligator ka bllokuar derën e një shtëpie në Luiziana dhe ka lënë të gjithë anëtarët të mbyllur brenda për disa çaste.

Policia ka shpërndarë fotografitë e zvarranikut që nuk lëvizte aspak nga hyrja. Në postimin e departamentit në Facebook shkruhej: “Kështu, asnjëherë nuk e di kush mund të shfaqet në derën e shtëpisë. Një ditë tjetër në rajonin e policisë St.Martin”.

Pak minuta më vonë, përdoruesit e Facebook filluan të komentonin se cfarë frike do përjetonin nëse do ishin në atë situatë.
Shtuar më 08/10/2018, ora 17:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori