Chelsea sfidon hapur dy klubet e Manchesterit për objektivat e tyre

Marc Cucurella nuk është vetëm objektiv i Manchester City. Mbrojtësi i Brighton po tentohet edhe nga Chelsea.

Londinezët po shohin mundësinë e transferimit të mbrojtësit të majtë. Brighton nuk e lëshon lehtë, pasi kërkon 50 milionë paund.

Chelsea ndërkohë ka nisur tentativat edhe për sulmuesin Benjamin Sesko të Salzburg, i cili kërkohet nga Manchester United. / h.ll/albeu.com