Kur kompjutërët duan të të vrasin, rrëfimi rrënqethës i pilotit të avionit që u "çmend" në 10 000 metra
Avioni Airbus 330 i kompanisë Qantas me 303 pasagjerë në bord ishte duke fluturuar në 10 666 metra lartësi natën e 7 tetorit 2008 kur papritur kompjuterët u "çmenden" dhe morën kontrollin e plotë të tij.

Brenda dy sekondave avioni ra pingul për 45 metra duke plagosur më shumë se 100 pasagjerë dhe anëtar të ekuipazhit, shkruan Albeu.com.

Pilotët nuk po kuptonin se çfarë po ndodhte ndërsa kompjuterët "goditën" sërish duke e ulur avionin me hundë edhe për 200 metra të tjera brenda 15 sekondave.

Kapiteni Kevin Sullivan shpjegon tmerrin e asaj nate. "Në atë moment paniku dhe kur s'ke kontrollin e avionit ose do ta humbasësh torruan ose do të luftosh. Ne luftuam dhe arritëm të rimarrim kontrollin e avionit pasi konstatuam se njëri prej kompjuterët kishte dalë jashtë funksionit dhe merrte komanda të gabuara. Ai kishte vendosur të na vriste. Pasi morën kontrollin, e ulëm avionin duke bërë një zbritje emergjence. Pastaj pash se çfarë kishte ndodhur në bord. Ishte një tmerr i vërtetë"., - shpjegon ai.

Asnjëri prej pasagjerëve të atij fluturimi nuk ndërroi jetë edhe pse shumë kishin thyer kockat duke fluturuar nga sediljet e avionit kur kompjuterët morën vendimin për "të vrarë" 303 veta që ishin në bord.
Shtuar më 13/05/2017, ora 16:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori