Real Madrid dhe Liverpool në “luftë” për lojtarin e Portos

Real Madrid dhe Liverpool kanë filluar të shfaqin interes për mesfushorin e talentuar 22-vjeçar të Portos, Vitinha.

Sipas raportimeve të “Defensa Central”, pas Bayern Munich, Real Madrid dhe Liverpool tashmë janë vënë në lëvizje për talentin e Santo Tirso.

“Los Blancos” kanë patur mundësinë ta ndjekin nga afër lojtarin në të paktën 4 raste.

Vitinha ka një klauzolë prej 40 milionë euro./h.ll/albeu.com


Shtuar 30.03.2022 19:45