Kur çmenduria kalon kufijtë, njeriu që ha gjarprin (VIDEO)
Arteval Duarte, ambientalisti i njohur nga Brazili e ka çuar në një nivel tjetër, sfidën e tij me gjarpërinjtë.

Më herët ai mbajti disa gjarpërinj helmues në gojë për të rritur ndërgjegjësimin për shpyllëzimin që po ndodh në Amazonë.

Po në kuadër të kësaj iniciative, Duarte ka realizuar një tjetër “çmenduri” me gjarpërinjtë helmues. Në një video disa minutëshe, ambientalisti nga Amerika e Jugut, i cili njihet edhe si “Ninxha i Gjarpërinjve” tregoi edhe një herë se ai i ka plotësisht nën kontroll zvarranikët helmues.

Kësaj radhe ai mbajti 5 gjarpërinj në gojë, por nga bishti, kokat e tyre helmuese ishin të lira. Bashkë me ta ai u ngjit në një platformë me gozhda.

Gjarpërinjtë në fjalë janë gjarpërinj me zile të Amerikës Jugore helmi i të cilëve, ndër të tjera, mund të shkaktojë verbëri dhe paralizë.
Shtuar më 17/02/2019, ora 12:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori