Show-t të famshëm i erdhi fundi, Kendall Jenner shfaqet në rrugë në super formë (FOTO LAJM)

Kendall Jenner është parë për herë të parë në publik, që ku u bë i ditur lajmi se show i famshëm i familjes, “Keeping Up With the Kardashians” do të përfundojë në vitin 2021 me sezonin e 20.

Modelja e famshme u takua me mikeshën e saj më të mirë, Hailey Bieber, në një kafene në Hollywwod.

24-vjeçarja dukej shumë në formë e veshur sportive. Ajo mbante veshur një palë streçe të zeza si dhe një bluzë jeshile të Adidas.

Nga ana tjetër, 23-vjeçarja Haliey kishte veshur pantallona të shkurta dhe një kanotiere të zezë. Gjithashtu mbante veshur edhe një këmishë të madhe.

Kujtojmë se të martën u bë e ditur se show “Keeping Up With the Kardashians” po i vjen fundi. Madje u zbuluan edhe arsyet që dërguan që familja e njohur të merrte këtë vendim që la pa fjalë fansat e saj. Vendimi final thuhet se u mor për shkak të krizave të shëndetit mendor të Kanye West dhe nga financat.


Shtuar 11.09.2020 06:40