Kumanovë, vjedhin kasafortën 1-tonëshe dhe e hedhin në rrugë
Persona ende të paidentifikuar kanë plaçkitur një argjendari në rrugën "Goce Dellçev" në Kumanovë.

Ata kanë grabitur edhe një kasafortë e cila peshonte rreth 1 tonë, por duket se pesha e rëndë e saj e ka bërë të pamundur transportimin, dhe dyshohet se autorët e grabitjes e kanë hedhur më pas në rrugë.

Sipas policisë, mësohet se grabitja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, përcjell "InfoShqip".

Ndërkohë, policia po heton grabitjen për zbardhjen e plotë të ngjarjes. End nuk ka asnjë informacion për vlerën e dëmit të shkaktuar argjendarisë. /albeu.com/
Shtuar më 16/05/2017, ora 11:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori