Biden: Lufta e Putinit nuk do të jetë kurrë fitore

Presidenti i SHBA-ve Joe Biden, përmes një postimi në Twitter, ka reaguar për pushtimin rus të Ukrainës.

Biden ka treguar pse lufta në Ukrainë nuk do të jetë kurrë një fitore për liderin rus apo qëllimet e tij strategjike.

“Lufta e Putinit kundër Ukrainës nuk do të jetë kurrë një fitore.

Ai shpresonte të dominonte Ukrainën pa luftë.

Ai shpresonte të thyente vendosmërinë evropiane.

Ai shpresonte të dobësonte Aleancën transatlantike.

Ai shpresonte të ndante Amerikën.

Ai dështoi”, shkruan Biden./albeu.com


Shtuar 11.03.2022 21:37