Kukulla “Barbie” sot feston 60 vjetorin e daljes në treg
Prodhuesit e kësaj lodre, për nderë të këtij përvjetori kanë vendosur të sjellin një koleksion të ri, shkruan Albeu.com

Hera e parë kur janë prezantuar kukullat ka qenë në vitin 1959 në Nju Jork, shkruan Reuters.

Kompania ‘Mattel INC’ për përvjetorin e 60-të ka krijuar figurat e 20 grave të suksesshme.

Përpos këtyre figurave, kompania i ka prezantuar edhe kukullat që paraqesin profesionet e astronautes, pilotes, atletes, gazetares, politikanes dhe zjarrfikëses. Këto profesione janë përzgjedhur qëllimisht për shkak se gratë nuk janë të përfaqësuara aq sa duhet në këto fusha.

Prodhuesi i këtyre kukullave deri tash ka përfshirë figurat e më shumë se 200 profesioneve, prej kirurges deri te krijuesja e lojërave kompjuterike. Sidoqoftë, kompania është kritikuar për paraqitje joreale të trupit të femrave. /albeu.com/
Shtuar më 09/03/2019, ora 16:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori