Studiuesit nga Universiteti i Uoruikut, kanë zbuluar se rreth një në dy persona janë shumë të
prirur për “të kujtuar”
ngjarje që nuk kanë ndodhur kurrë.
Doktoresha Kimberli Ueid nga Departamenti i Psikologjisë, vërtetoi se nëse
njerëzve u tregohet në lidhje me një
ngjarje tërësisht fiktive nga “jeta e tyre”, ata fillojnë ta imagjinojmë atë, dhe rreth
gjysma e tyre janë të gatshëm të pranojnë atë si realitet.
Studimet në shkallë të gjerë, ashtu si edhe mega-analizat tona na sjellin pak më afër”- shprehet Ueid. Sipas saj, zbulimi se një pjesë e madhe e
njerëzve janë të
prirur të zhvillojnë besime të rreme, është i rëndësishëm.
“Ne e dimë nga studimet e tjera që besimet e shtrembëruara mund të ndikojnë mbi sjelljet, synimet dhe qëndrimet e
njerëzve”. Kjo gjithashtu mund të jetë e rëndësishme për grupet e
njerëzve, kujtimet e të cilëve janë ndoshta edhe më të
prirur për këtë lloj efekti./albeu.com/
Shtuar më 12/01/2017,
ora 17:19