Kujdes, vaji i kokosit nuk është i shëndetshëm
Pëlqej
Asociacioni Amerikan i Zemrës ka lëshuar kohët e fundit një raport udhëzues kundër përdorimit të vajitkokosit.

Ky asociacion rishikoi të dhënat ekzistuese mbi yndyrën e ngopur, duke gjetur se vaji i kokosit rrit kolesterolin LDL .

Hulumtuesit nuk panë ndonjë ndryshim mes vajitkokosit dhe vajrave të tjerë që kanë sasi të lartë të yndyrës së ngopur, si gjalpë dhe vaj të palmës.

Në fakt, 82% e yndyrës në vaj kokosi është e ngopur, sipas të dhënave – më shumë se gjalpi (63%) dhe mishi i derrit (39%).
“Meqë vaji i kokosit rrit kolesterolin e keq, një shkaktar i CVD (një sëmundje kardiovaskulare), dhe nuk ka asnjë efekt të favorshëm, ne këshillojmë që të mos përdoret vaji i kokosit”, tha Asociacioni Amerikan i Zemrës në raportin e tij.
/albeu.com/
Shtuar më 18/06/2017, ora 12:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori