Kujdes në rrugë, facebook mund të presë
“Kini kujdes kur po ecni, përditësimi i statusit tuaj në Facebook mund të presë”. Kështu shkruan në njërën nga shenjat paralajmëruese të vendosura në SHBA.

Nëpër rrugët e New Yorkut janë vënë shenja përmes të cilave paralajmërohen këmbësorët që të kenë kujdes gjatë ecjes nëpër rrugë dhe të mos shfrytëzojnë ‘telefonat e mençur’ për qasje në Facebook.

Njujorkezët e fiksuar pas rrjetit social e kanë zakon të përcjellin se çfarë po ndodh në Facebook dhe gjatë ecjes nëpër qytet shkruajnë komente apo e freskojnë ‘murin’ e tyre.


Megjithatë, kjo fushatë nuk ka rezultuar e suksesshme. Kalimtarët janë parë duke kaluar pranë shenjave e duke mos i shikuar aspak ato, pasi kanë qenë të zënë me profilin e tyre.

Ideja për këto shenja është e artistit të rrugës, Jay Shells, i cili në vitin 2010 ka filluar fushatën për përmirësimin e jetës së njerëzve.
Shtuar më 22/05/2012, ora 11:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori