Plagosja e dy të rinjve në Tiranë, bllokohet mjeti i dyshuar i autorëve: Shpallen në kërkim dy bashkëpunëtorët

Mbrëmjen e ndjeshme një plagosje e dyfishtë “tronditi” kryeqytetin. Në kërkim fillimisht u shpall Aldo Gjini, por së fundi në kërkim janë shpallur edhe dy persona të tjerë si bashkëpunes të krimit.

Konkretisht në kërkim janë shtetasit N.K 25 vjec dhe B.P, 22 vjec.

Tiranë

Në vijim të ngjarjes së ndodhur mbremjën e djeshme ku mbetën të plagosur shtetasit A. Gj dhe J. M., dhe u shpall në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi A. I(Gj), specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 kanë vijuar me hetime më të thelluara duke shpallur në kërkim dhe dy shtetas të tjerë konkretisht shtetasit Nj. K., 25 vjeç dhe B. P., 22 vjeç, të dyshuar si bashkëpunëtor të autorit të ngjarjes. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 mjete, njëri prej të cilëve ishte mjeti tip “Audi” në përdorim nga autori i ngjarjes shtetasi A. I(Gj).

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.


Shtuar 25.07.2021 13:31