Kujdes! Mos e bëni kurrë këtë gabim në bankomat
Kini kujdes dhe zbatoni këto këshilla. Imagjinata e hajdutëve për të krijuar mashtrime të reja nuk ka kufizime dhe nëse i shton të gjitha mundësitë që teknologjia e re jep, çdokush mund të jetë një viktimë e mundshme.

E mesa duket se mashtrimi ka mbërritur në Spanjë dhe po përhapet me shpejtësi në Angli, Gjermani, saqë janë të shumtë përdoruesit që janë ankuar.

Spanja është ndier e detyrueshme të japë një sqarim për qytetarët që mos bien pre e mashtrimeve në bankomate dhe sigurisht kjo vlen dhe për shqiptarët kudo ku ndodhen.

Ndërkohë “Garda Civile” njoftoi në rrjetet sociale:

Kujdes me mashtruesit që përfitojnë kur shkoni të merrni para në bankomate. Nëse operacioni thotë që NUK është korrekt, mos vazhdoni më”
Arsyeja është se dikush mund të manipulojë kur dalin biletat, ato nuk do të dalin dhe ju me siguri do të largoheni për ndonjë bankë tjetër. Në këtë moment, paratë e ngecura mund të vidhen nga mashtruesit.

Për këtë arsye, Garda Civile këshillon të thërrisni bankën me telefonat që zakonisht ofrohen në ATM.

Mashtrimet e tjera të famshme kanë shërbyer për të vjedhur shumë njerëz, prandaj është e rëndësishme të informoheni dhe të mos bini pre e tyre.

Shtuar më 16/05/2019, ora 10:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori