Kristjan Asllani i ka mahnitur të gjithë, Inzaghi ka gati planin e rëndësishëm për të

Djaloshi i kombëtares shqiptare u transferua tek Interi këtë merkato dhe menjëherë tifozët zikaltër e kanë pritur si një lojtar me eksperiencë të gjatë, të njohur dhe me shumë dashuri.

Në stërvitje dhe në ndeshjet miqësore të luajtura deri më tani, mesfushori shqiptar i ka mahnitur të gjithë, madje dhe mediat italiane shkruajnë pothuajse ëdo ditë për të.

Inzaghi duket se ka një plan për Asllanin që të luajë pothuajse ëdo ndeshje me Interin. Tekniku italian nuk po mendon ta mbajë thjesht si një rezervë të Brozovic, por do të përpiqet ta ambientojë në të gjithë mesfushën qendrore dhe ta bëjë zëvendësuesin e të gjithëve.

Në këtë mënyrë, Asllani do të kishte mundësinë të luante më shumë dhe pothuajse çdo ndeshje. Nëse do të ishte vetëm zëvendësuesi i Brozovic do të ishte e vështirë pasi kroati aktivizohet më shumë nga të gjithë dhe nuk ka të lodhur./ h.ll/albeu.com


Shtuar 18.07.2022 13:08