Kujdes! 6 shenjat që paralajmërojnë për mpiksje të gjakut dhe bllokim të arterieve
Pëlqej
Kur plagoseni, gjaku duhet të mpikset në mënyrë që të ndalojë gjakderdhja por ka raste kur gjaku mpikset kur nuk duhet dhe mund të shkaktojë probleme serioze, sidomos nëse formohen në venat më të thella, afër muskujve.

Kur gjaku mpikset në sistemin më të thellë, mund të jetë i rrezikshëm, thotë prof. Luis Navarro, themelues i Qendrës për Trajtimin e Venave, në Nju Jork.

Kjo mpiksje e gjakut quhet ndryshe trombozë e venës së thellë, ose DVT. Ajo pengon qarkullimin e gjakut në organet e tjera të trupit. Gjërat bëhen më serioze nëse mpiksja kalon në mushkëri.

Mund të shkaktohet embolizmi pulmonar (PE), mpiksja që pengon organet më vitale të marrin oksigjenin dhe gjakun e nevojshëm. Në këtë mënyrë mund të dëmtohen mushkëritë dhe organe të tjera, duke e bërë gjendjen edhe më fatale.

Disa njerëz janë më të rrezikuar nga ky problem, prandaj duhet të qëndroni larg faktorëve që shkaktojnë mpiksje të gjakut në vena më të thella. Duhet të dini gjithashtu shenjat paralajmëruese që të merrni menjëherë trajtimin e duhur.

Ënjtje në njërën gjymtyrë

Ënjtja në njërën këmbë ose dorë është nga një simptomat më të shpeshta të DVT-ës.

Mpiksja e gjakut mund të pengojë rrjedhjen si duhet të gjakut në gjymtyrë dhe gjaku mund të rrjedhë sipër mpiksjes duke shkaktuar ënjtje.

Dhimbje të këmbëve ose krahëve

Zakonisht dhimbja vjen bashkë me simptoma të tjera, si ënjtje ose skuqje të gjymtyrëve.
Për fat të keq, dhimbja e shkaktuar nga mpiksja e gjakut mund të ngatërrohet lehtësisht me ngërçin ose tërheqjen muskulore, prandaj nuk mund të diagnostikohet lehtë.
Dhimbja nga mpiksja e gjakut zakonisht fillon kur jeni duke ecur ose kur ngrini këmbët sipër.
Vena të kuqe në lëkurë

Është e vërtetë se mavijosja është një lloj mpiksje e gjakut, megjithatë nuk është gjë për t’u shqetësuar. Ndërsa trombozën në venat më të thella nuk arrini ta shihni. Mund të shikoni vetëm një çngjyrosje të lëkurës, si mavijosje. Tromboza në venat më të thella shkakton njolla të kuqe në të gjithë gjatësinë e venave dhe i bën këmbët ose krahët të ndihen të ngrohta.
Dhimbje të kraharorit

Dhimbja në kraharor mund t’ju bëjë të mendoni se po pësoni atak në zemër, por ndodh që të shkaktohet edhe nga tromboza në venat më të thella. Të dyja këto sëmundje ndajnë pothuajse të njëjtat simptoma. Gjithsesi, dhimbja e shkaktuar nga mpiksja e gjakut mund të jetë më sëmbuese dhe therëse, dhe përkeqësohet më shumë kur merrni frymë thellë.
Probleme me frymëmarrjen

Mpiksja e gjakut ngadalëson thithjen e oksigjenit. Kur nivelet e oksigjenit janë të ulëta, rriten rrahjet e zemrës në mënyrë që të përballojnë mungesën e oksigjenit. Në këtë rast shkaktohen edhe probleme me frymëmarrjen.
Kollë

Nuk ndaloni së kollituri? Nëse keni edhe probleme me frymëmarrjen, rrahje të shpeshta zemre ose dhimbje të kraharorit, mund të jetë embolizmi pulmonar (PE)./albeu.com/

Shtuar më 23/11/2016, ora 12:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori