Krokodili hëngri qenin që ndodhej në breg, aty pranë ndodheshin një grup nxënësish(VIDEO)
Nxënësit dhe mësimdhënësi tyre shikonin të tmerruar, kur një krokodil gjigant doli prej një lumi në Queensland të Australisë dhe e hëngri një qen.

Derisa në breg po luanin dy qen, zvarraniku u afrua ngadalë dhe e kafshoi njëri me ngjyrë të bardhë, teksa tjetri arriti të largohej.
Disa prej nxënësve e kishin parë grabitqari që po afrohej dhe thërrisnin që t’i largonin prej aty, por ishte shumë vonë.

Skena e kafshimit është larguar, për shkak të përmbajtjes së rëndë, teksa ngjarja është shpërndarë për të treguar rrezikun që përbëjnë ujërat ku banojnë këto gjallesa. /albeu.com/
Shtuar më 21/03/2019, ora 17:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori