E FUNDIT/ Gjykata merr vendimin e papritur për banorët e Astirit
Kroacia mbyll kufijtë, 33-vjeçari shoqëron refugjatët drejt destinacionit të tyre
Goran Blazevic një 33-vjeçar">33-vjeçar nga Kroacia ka ndërmarrë një nismë shumë interesante dhe sensibilizuese në mbrojtje të refugjatëve sirianë.

Rreth 2 muaj më parë, ky djalë i ri 33-vjeçar">33-vjeçar që jeton në qytetin Umag, në verilindje të Kroacisë, nisi një ecje të heshtur solidariteti me refugjatët, të cilët përpiqen të vijnë në Evropë.

Blazheviç kalon gjysmën e kohës duke fituar para për të përballuar udhëtime dhe gjysmën tjetër të kohës duke udhëtuar në këmbë.

Ai thotë se qëndrimi i vendit të tij ndaj refugjatëve i dha idenë për të filluar ecjen e solidaritetit. Për rrjedhojë, Blazheviç vendosi të ndiqte rrugën nga e cila kalojnë refugjatë nga Lindja e Mesme për të ardhur në Evropë. Destinacioni i tij i parë ishte Petra, qyteti i lashtë 2500-vjeçar në Jordani.

Më pas, ai kishte planifikuar të shkonte drejt Turqisë dhe vendeve ballkanike, por iu desh te ndryshonte itinerarin pasi vendet ballkanike filluan të mbyllnin kufijtë njëri pas tjetrit./albeu.com/
Shtuar më 04/01/2017, ora 16:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori