Sanksionet e Britanisë ndaj politikanëve shqiptarë, Balla ndaj Berishës: Atlantikun s’e kalon dot me not, Kanalin Anglez e kalon dot?

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Kuvend ka reaguar mbi sanksionet e vëna nga Britania e Madhe  për individë të politikës dhe jo vetëm që janë të përfshirë me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Taulant Balla e ka mbështetur vendimin e marrë nga  Britania si dhe ka përmendur edhe “non gratat nga fundi që gjendeshin në sallë”.

Balla ka pyetur kreun e PD-së nëse mund ta kalojë Kanalin Anglez me notë, pasi Atlantikun nuk mundet pas futjes në “listën e zezë” të SHBA-ve.

“Qasja e njëjtë e Britanisë së Madhe pas shpalljes nongrata të SHBA-ve. Unë jam këtu për ta përshëndetur vendimin e fundit të MB. E cila në një kuadër të luftës globale anti-korrupsion ka njëhësuar listën e shpallur nga SHBA dhe natyrshëm që pyetja që shtrohet në këto raste është për njërin në fund të sallës. Mirë Atlantikun me not nuk e kalove dot, La Manshin e kalon dot me not?”/albeu.com