Austria rihap kufijtë ajrorë! Ky është kushti i vetëm për udhëtarët

Aeroplanët nga 18 shtete që e kishin ndaluar përkohësisht aterrimin në aeroportin e Vjenës, lejohen të aterrojnë përsëri. Por, të gjithë udhëtarët që vijnë nga zonat e rrezikut duhet të dëshmojnë testin PCR negativ.

Nga data 1 gusht Austria ka vendosur të heq ndalimin e kufijve. Ndalimet e fluturimit nga 18 vende do të përfundojnë në mesnatën e 31 korrikut. Kështu thuhet në një njoftim për shtyp të bërë nga Aeroporti i Vjenës, raporton oe24.at.

Por duhet të keni kujdes:

Të gjithë udhëtarët që zbresin në Aeroportin e Vjenës duhet të dëshmojnë një test PCR negativ jo më të vjetër se tre ditë ose duhet të ta pranojnë kushtin e vet-izolimit dhjetë ditor dhe të kërkojnë që testin PCR ta bëjnë në Austri brenda 48 orëve.


Shtuar 31.07.2020 18:56