KORONAVIRUSI/ Përgjysmohet ndotja e ajrit në Londër, Romë, Paris dhe Milano
Niveli i ndotjes së ajritLondër, Milano, Romë dhe Paris ka rënë në mënyrë drastike që kur u vendosën masat e izolimit pwr parandalimin e koronavirusit.

Nivelet e dioksidit të azotit, i cili kryesisht vjen nga shterjet e automjeteve, dhe nivelet e grimcave që vijnë nga transporti rrugor dhe karburantet që digjen, thuhet se janë ulur dukshëm në të gjithë Londrën.

Shkencëtarët thonë se lënda e grimcave e njohur si PM2.5, aktualisht është rreth gjysma e nivelit që do të ishte normalisht në këtë kohë të vitit, bazuar në matjet mesatare të marra nga pesë vitet e kaluara.

Qendra Kombëtare e Shkencës Atmosferike ka analizuar të dhënat nga Rrjeti i Cilësisë së AjritLondër, dhe zbuloi se të dy ndotësit kanë rënë me gjysmën që nga mesi i shkurtit.

Ndërkohë, sateliti Sentinel-5P i Agjencisë Hapësinore të Agjencisë Evropiane ka konfirmuar se nivelet e ndotësve të dioksidit të azotit në Londër janë dukshëm më të ulëta se në Mars 2019, shkruan albeu.com.

Kjo është e ngjashme me atë që po ndodh në qytetet e tjera të Evropës. Në Romë dhe Milano, për shembull, përqendrimet e ndotësve të ajrit kanë rënë me 50%, dhe ndotja e ajrit në Paris ka rënë me 30%, sipas të dhënave nga Agjensia Evropiane e Mjedisit.

Profesori Alastair Lewis, nga Qendra Kombëtare e Shkencës Atmosferike, Universiteti i York-ut, tha, sipas MailOnline:

Cilësia e ajrit ka filluar të përmirësohet në shumë qytete të Mbretërisë së Bashkuar, duke pasqyruar atë që është parë në vendet e tjera që kanë kufizuar udhëtimin dhe nivelet e aktivitetit në natyrë. Kjo është kryesisht pasojë e vëllimit të trafikut më të ulët./albeu.com



Shtuar më 26/03/2020, ora 18:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori