Koronavirusi mbyll pas 100 viteve kufijt mes këtyre dy shteteve
Koronavirusi ka goditur edhe kontinentin e Australisë. Kjo ka bërë që pas 100 viteve të vendoset mbyllja e kufijve mes dy shteteve që ndodhen në këtë kontinent, Victoria dhe Uellsi i ri Jugor.

Hera e fundit që ishin mbyllur kufijt mes këtyre dy shteteve ka qenë në vitin 1919 gjatë pandemisë së gripit spanjoll.


Numri i të prekurve me koronavirus në këto dy shtete është dyfishuar, gjë që ka shtyer shtetin e Victorias të mbyll kufijtë me të gjitha shtetet e tjera.

E gjithë Australia ka regjistruar deri më tani nën 85,000 raste të infeksionit.
Shtuar më 06/07/2020, ora 13:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori