Koronavirusi "mbërthen" botën, cilat janë 10 shtetet më të prekura (FOTO LAJM)

Koronavirusi ka "mërthyer" gjithë botën dhe po vazhdon të përhapet me shpejtësi.

Lajmi i mirë është se në Kinë është ulur ndjeshëm numri i vdekjeve dhe rasteve të reja. Sipas mediave të huaja, vendi me numrin më të madh të të infektuarve është pikërisht Kina aty nga ku erdhi dhe virusi me plot 80.956 raste. Italia është e dyta pas Kinës. Vendi fqinj numëron 10.149 raste të prekur me koronavirus.

Në vendin e tretë është Irani me 8042 raste, e ndjekur nga Korea e Jugut me 7755 raste. Më poshtë në rënditje vijojnë Franca me 1784 raste, Spanja me 1695 raste, Gjermania 1565 raste. Shtetet e Bashkuara të Amerikës rënditen në vendin e 7 me 1025 raste.

Tabela mbyllet me Japoninë me 581 raste dhe Zvicrën me 491 raste.


Shtuar më 11/03/2020, ora 11:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori