Koreja e Jugut ndërton Method-2, robotin e vërtetë (VIDEO)
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Method-2 quhet roboti i vërtetë i ndërtuar nga gjigandi Hankook Mirae Technology.

Ai është 4-metër i gjatë, peshon 1.3 ton dhe ka krahë metalik që peshojnë 130kg. “Roboti jonë është i pari me dy këmbë që drejtohet nga një njeri brenda dhe është i ndërtuar për të punuar në sipërfaqe të rrezikshme ku njerëzit nuk mund të shkojnë (të pambrojtur),” tha drejtori i kompanisë në një deklaratë.

Kompania ka harxhuar deri në $200 milion që nga 2014 për të zhvilluar këtë robot me ndihmen e dizajnerit e Hollyëood të efekteve speciale, Vitaly Bulgarov, i cili ka marrë pjesë tek Transformers, Robocop dhe Terminator.

Method-2 nuk do të dërgohet në terren në një kohë të afërt. Por në vend të kësaj, mjeti gjigant do të shërbejë si një testues për teknologjitë e reja që do të lindin të robotëve.

Variacionet e ardhshme, megjithatë, mund të gjejnë përdorim në çdo gjë. Nga ndërtimi dhe shkarkimi deri në operacionet ushtarake./albeu.com/

Shtuar më 03/01/2017, ora 09:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Portali i njohur sportiv “Goal.com” ka publikuar karikaturën e ditës së sotme ku personazhet kryesore sigurisht do të ishin nga super ndeshja ndërmjet Barcelonës dhe Juventusit.

Në të është trinomi i frikshëm i Barcelonës MSN dhe dyshja e hekurt e mbrojtjes juventine, Bonucci-Chiellini.

Portali i njohur sportiv “Goal.com” ka publikuar karikaturën e ditës së sotme ku personazhet kryesore sigurisht do të ishin nga super ndeshja ndërmjet Barcelonës dhe Juventusit. Në të është trinomi i frikshëm i Barcelonës MSN dhe dyshja e hekurt e mbrojtjes juventine, Bonucci-Chiellini.