Korea Veriore mund ta mposhtë SHBA-në me armë
Zëvendës marhali i Koresë së Veriut, Ri Yong Ho nënvizoi rëndësinë e forcimit të ushtrisë për të mbrojtur vendin nga armiqtë kryesorë, SHBA dhe Koreja e Jugut.

Ai tha se Koreja e Veriut është e armatosur me armë të fuqishme moderne, të afta për të mposhtur Shtetet e Bashkuara me një goditje të vetme.

Ai e quajti vendin një fuqi bërthamore dhe ushtarake dhe vlerësoi liderin e ri, Kim Jong Un si një strateg ushtarak, që ka drejtuar ushtrinë për vite të tëra.

“Ushtria e Popullit Korean është e armatosur me armë të fuqishme e moderne, që mund të mposhtin imperialistët amerikanë me një goditje të vetme,” tha ai.
Shtuar më 26/04/2012, ora 09:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori