Kompania ajrore britanike humb 290 mijë euro për shkak të një klienti të vogël, një miu
Një fluturim i kompanisë ajrore britanike “British Airways” u shty për katër orë, pasi në avionin tip “Boingun 777” ishte gjetur një mi, gjë që i kushtoi kompanisë jo më pak se 290.000 euro.

Rreth 200 udhëtarëve u ishte thënë se aeroplani nuk mund të fluturojë derisa të mos e largojnë një mi që kishte hyrë brenda.

Sipas ligjeve të Bashkimit Evropian, kompanitë ajrore janë të obliguara që t’i paguajnë nga 600 euro secilit udhëtar në raste të tilla, dhe kompania eshtë detyruar të respektojë ligjin në fjalë.

“Me këto kushte dhe çmime të mira, e dimë se secili do të dëshironte që të udhëtojë me ne në San Francisko. Megjithatë, ky ishte një klient shumë i vogël, të cilin u detyruam ta nxjerrin jashtë”, ka thënë zëdhënësi i “British Airëays” për “Rusia Today”. /albeu.com/
Shtuar më 03/03/2017, ora 18:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori