Kë po kërkojnë? Policia e Elbasanit dhe “Shqiponjat” kontrolle në Gramsh

Prej disa ditësh, Drejtoria e Policisë së Elbasanit në bashkëpunim me forcat Shqiponja kanë zhvilluar kontrolle në Gramsh.

Mësohet se nga operacioni janë shoqëruar disa persona, të cilët pas verifikimeve janë lënë të lirë.

Sipas Balkanëeb, dy furgonët me forcat Shqiponja thuajse kanë krehur të gjitha lagjet e qytetit. Ende nuk dihet pse ky operacion blic po kryhet në këtë qytet dhe nëse ka dyshime se fshihen persona në kërkim. Deri tani nuk ka asnjë person të arrestuar.