Komedia e Steve Brown që për pak u kthye në tragjedi (VIDEO)
Ky është momenti tronditës, kur një komedian u sulmua nga një burrë i cili po shihte shfaqjen e tij.

Steve Brown po jepte shfaqjen e "The Comedy House" në Karolinën e Jugut mbrëmjen e së dielës.

Videoja tronditëse tregon sulmuesin Steve Brown i cili ende nuk është identifikuar apo arrestuar, duke e gjuajtur me grushta atë, përcjell albeu.com

Komediani zgjodhi burrin e ulur në rreshtin e parë për të bërë një shaka, por mesa duket ai nuk ishte në humor të mirë.

Burri iu kthye duke hipur në skenë e më pas filloi ta sulmonte.

Ai e goditi me mbajtësen e mikrofonit dhe më pas me një stol druri. Broën sqaroi incidentin me anë të një video në Instagram. /albeu.com/

Shtuar më 24/01/2018, ora 13:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori