Rama “thumbon” BE-në: Nëse keni ndonjë plan mbështetës, mos na lini jashtë, siç bëtë me vaksinat

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për media së bashku me përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell.

Gjatë fjalës së tij, Rama thumbi BE-në duke thënë se nëse ka ndonjë paketë ndihme për Europën tani në krizë, të mos e lërë jashtë siç bëri me skemën e shpërndarjes së vaksinave.

“Fola me përfaqësuesin e lartë të BE-së, që nëse BE ka një plan për të mbështetur vendet qoftë për përballimin e krizës energjitike apo pasojat e tjera të luftës, të mos e lërë Ballkanin Perëndimor jashtë siç e lanë te vaksinat. Dhe të nxitohet gjithashtu projekti i korridorit të 8-të”, tha Rama.


Shtuar 15.03.2022 12:01