Koço mburret me dhjetat, katra e Islamit nuk figuron (FOTO-LAJM)

Stafi elektoral i kandidatit të Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima ka bërë publike listën e notave të katër viteve të fakultetit duke hedhur poshtë deklaraten e kandidatit për deputet te Partisë Demokratike, Kastriot Islami se 32 vite më parë i ka vënë notën 4 zotit Koço Kokëdhima.


Kjo listë i është publikuar në emisionin e drejtpërdrejtë nga gazetari Blendi Fevziu dhe Kastriot Islami nuk ka mundur të përgjigjet. Pasi Fevziu ka treguar që notat ishin të gjitha 8-9-10 dhe nota më e ulët ishte një 6 në lëndën e rusishtes, Islami është justifikuar se lista nuk është e plotë. /albeu.com/
Shtuar më 16/05/2013, ora 16:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori