Kobra kafshon kuzhinierin për vdekje 20 minuta pasi i kishte prerë kokën
Pëlqej
E cilësuar si një vdekje e pazakondtë nga ana e policisë, ende mbetet mister se si ndodhi që një gjarpër i ngordhur të kafshojë deri për vdekje një kuzhinier.

Kuzhinieri Peng Fan nga Kina, ka prerë kokën e gjarprit Kobra për të gatuar, por pas 20 minutash kur kuzhinieri vendosi ta hedhë në kosh, koka e Kobrës e ka kafshuar.

Ai ka vdekur menjëherë, ndërsa eksperti i zvarranikëve Yang Hong-Chang shprehet se zvarranikët mund të jenë aktiv deri në një orë pasi i'u pritet koka.

Lidhur me këtë ngjarje, policia ka deklaruar: "Kjo vdekje është e pazakontë dhe aksidentale dhe nuk ka asgjë për të shtuar". /albeu.com/

Shtuar më 23/08/2014, ora 10:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori