Kjo vajzë kurseu 30 mijë dollar duke ngrënë në kazanët e plehrave
Pëlqej
Amanda Holden 32 vjeç nga Portland, Oregon, ka arritur të kursejë plot 30 mijë dollarë për 8 muaj duke ngrënë në kazanët e plehrave.

Ajo uli shpenzimet duke kërkuar ushqim në koshat e mbeturinave dhe në këtë mënyrë mblodhi 30 mijë dollarë. Amanda hoqi dorë edhe nga puna, kurse me kursimet e saj nisi të udhëtonte për një vit.

“Kam punuar në një zyrë me shumë meshkuj. Unë haja ushqimin që linin ata. Kishte disa raste kur nuk gjeja mbetje të ushqimeve dhe duhet të bleja. Nuk do të qëndroja kurrë pa ngrënë”, thotë ajo.

Në moshën 27-vjeçare Amanda e gjeti veten pa asnjë kursim dhe kishte nevojë për të ndryshuar karrierë. Ajo vendosi që brenda 6 muajve të linte punën dhe shpresonte që të grumbullonte 20 mijë dollarë për të shkuar në udhëtime.

“Gjëja e parë që bëra ishte të hiqja dorë nga pazari. Gjëja e dytë, hoqa dorë nga shpenzimet sociale, nuk shkoja më në parukeri, as në palestër. Mënyra e tretë, duhet të reduktoja ushqimin”, tregon 32-vjeçarja.

Pasi kurseu shumën e parave që i duhej, Amanda udhëtoi për në Meksikë dhe Amerikën e Jugut ku dhe zbuloi pasionin e planifikimit financiar për gratë. Kur u kthye në SHBA, filloi biznesin e saj duke trajnuar gratë se si të kursejnë.
Shtuar më 18/01/2019, ora 21:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori