Kjo vajzë bën mrekulli me grimin në fytyrën e saj të djegur (VIDEO)
Është e admirueshme se si disa njerëz përpiqen në mënyra nga më të ndryshmet të përmirësojnë atë që fatkeqësisht i’u ka ndodhur.

Rasti më konkret është i vajzës nga Nigeria që quhet Shalom Nchom.

Shalom kur ishte fëmijë kishte pësuar djegie në tërë trupin, duke i lënë shenja për gjithë jetën.

Kur ishte vetëm nëntë vjeçe, ajo pati një aksident shumë të rëndë në dyqanin e naftës së familjes së saj,

Për shkak të djegieve dhe shenjave ajo ndihej shumë keq dhe tallej nga fëmijët e tjerë në shkollë.

“Gjithë fëmijët e njerëzit e tjerë më shikonin kur ecja. Unë u ndjeja sikurse jam një statujë e gjallë të cilën njerëzit shkojnë ta shohin”.

Pasi nuk po e duronte më këtë gjendje ajo u mësua që të grimohej e madje shumë shoqe të saj i kërkonin asaj që t’i grimonte.

Shalom tani është 20 vjeç dhe është një grimere profesioniste që jep instruksione grimi në YouTube duke tentuar t’i tregojë njerëzve për fuqin e grimit dhe ndikimin e madh që ka pasur në jetën e saj.

Ajo ka më shumë se 43 mijë ndjekës dhe mundohet që t’i inspirojë të gjithë viktimat e djegieve që të i’u rikthehet vetëbesimi.

Në videon e fundit që ka postuar aajo thotë që “Njeriu duhet ta dojë veten, me grim ose pa të”./Albeu.com/
Shtuar më 03/03/2016, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori