Kjo është telekomanda e parë për qentë
Qentë kalojnë shumë kohë vetëm në shtëpi por tani ata mund ta kalojnë kohën para televizorit. Kjo falë një telekomandë të bërë enkas për ta, e që u lejon kafshëve shtëpiake të ndërrojë kanalet.

Ideja ishte e firmës angleze Wagg, e specializuar në ushqimin për kafshë. Sipas një sondazhi të kryer nga firma, 91% e pronarëve kanë deklaruar se qentë e tyre shohin televizor bashkë me ta. Nga kjo lindi dhe ideja që do t’u mundësonte qenve të shikojnë televizor edhe vetëm.

Me ndihmën e ekspertëve, ata krijuan telekomandën e parë për qenë: është një version gjigand i një telekomande normale, por me pak butona, i bërë prej plastike rezistente në mënyrë që qeni të mund të luajë me të sa herë të dojë pa pasur frikë se mund ta prishë.

Telekomanda mundëson ndezjen e televizorit, ndërrimin e kanaleve dhe ndalimin e programit të preferuar (nga qentë). /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2016, ora 09:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori