Bie alibia e autorit të dyshuar për vrasjen e shqiptares në Itali, provat që “fundosin” të riun

Mësohen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Saranza, ku Nevila Pjetri u gjet e vrarë në anë të një përroi.

Dy dëshmitarët që panë një burrë të hidhte kufomën e prostitutës shqiptare në bregun e përroit Parmignola, natën mes së shtunës dhe të dielës, dëgjuan këto fjalë: “Të të bëhet mirë”, të thëna nga goja e autorit.

Prokuroria e Spezias ka arrestuar artizanin 32-vjeçar Daniele Bedini si i dyshuari kryesor për ngjarjen. Në bazë të provave që u mblodhën, kamionçina e bardhë në emër të zdrukthëtarisë së babait të Bedinit, që ishte larë pak para mbërritjes së policisë, u evidentua nga një kamera sigurie. Mes provave të siguruara janë edhe rrobat që autori i dyshuar kishte veshur atë natë, të cilat përkojnë me ato që kanë parë dëshmitarët, rapprton La Republica.

Një tjetër provë që kundra të riut janë dhe plagët e shkaktuara pas qafe dhe veshit të viktimës shqiptare, që përkojnë me pistoletën e kalibrit 22, e cila u zhduk nga shtëpia e babait të tij disa ditë më parë dhe ende nuk është gjetur.

Të njëjtat plagë, ndër të tjera, janë edhe në kufomën e transeksualit Carlo Bertolotti, të zbuluar 48 orë më vonë, në makinën e të cilit u gjetën edhe dy predha. Këto prova kanë bërë që hetuesit të mendojnë se është pikërisht ai autori i krimit, ndonëse Bedini ka dëshmuar se ndodhej me shokët natën kur është bërë krimi.