Kjo krijesë e rrallë është gjetur në ujërat e Vlorës (VIDEO)
Një peshk i rrallë i quajtur ‘Ruveto’ ka rënë në rrjetat e peshkatarëve vlonjat,të cilët janë shprehur se një peshk i tillë nuk është parë asnjëherë më parë në ujërat e detit Jon dhe Adriatik.

Sipas biologëve bëhet fjalë për një specie që jeton në thellësi shumë të mëdha, që variojnë nga 600 deri në 800.‘Ruveto’ sipas peshkatarëve është i konsumueshëm, por përmban shumë yndyrë, pasi edhe emri ‘Ruveto’, shpesh nga biologët quhet dhe ‘peshku Gjalp’.

Si pasojë e ndryshimeve klimatike periudhën e fundit ka patur një rritje të peshkut ton i cili gjithmonë edhe më tepër bie në rrjetat e peshkatarëve. Ndërkohë çdo ditë e më shpesh po shfaqen edhe gjallesa të egra të detit si peshkaqenë apo edhe delfinë./Albeu.com/

Shtuar më 23/02/2017, ora 18:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori