“Turisti” në Malin e Çikës është punonjës i ujësjellësit i cili ka qenë duke punuar, niset helikopteri nga Tirana

Mësohet se personi që ka rënë në një griminë në Malin e Çikës në Vlorë rezulton të jetë një punojës i ujësjellësit të Bashkisë Himarë.

Shtetasi në fjalë ka qenë duke punuar në burimet e ujit të Çikës, në momentin që ka rrëshkitur.

Sipas informacioneve zona është e izoluar, ndërsa ka akses për të shkuar me makinë deri në një pikë.

Pas raportimit është nisur nga Tirana helikopteri i Urgjencës Kombëtare./albeu.com