Kjo grua ha çdo ditë 4 pjata rërë për një arsye të pazakontë
Pëlqej
Ishte dhjetëvjeçare kur e humbi një bast dhe duhej të hante një grusht rërë. Por, kjo doli t’i pëlqente shumë.

Që atëherë, Sudama Devi, që tani është 92-vjeçare, ha nga një kilogram rërë në ditë.

Gruaja nga Kajri Noorpuri i Indisë, i han nga katër pjata në ditë, sepse “i pëlqen dhe nuk mundet pa të”.

Mjekët janë befasuar me shëndetin e gruas në moshë të shtyrë, e cila nuk ka asnjë sëmundje serioze.

Përpos dhimbjes së këmbëve dhe kyçeve, Devi nuk ka asnjë dhimbje tjetër.

Të gjithë ushqimin që e ha, ajo e kalon së pari nëpër rërën që e merr në oborr.

Madje, as ujin nuk e pi të pastër, pa i futur së paku dy lugë rërë.

Shtuar më 11/07/2018, ora 14:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori