Njëra ndër gropat më të thella në botë e quajtur "Dean s Blue Hole" në Bahamas është nxjerr në shitje për një çmim prej 24 milion dollarësh.
Njëra ndër gropat më të thella në botë e quajtur "Dean's Blue Hole" në Bahamas është nxjerr në shitje për një çmim prej 24 milion dollarësh.
Gropa e thellë 202 metra gjendet në zonën Clarence të ishullit Long, 265 kilometra në jug-lindje të Bahamas dhe nuk mund të shkohet me avion. Mënyra e vetme e udhëtimit është ajo me anije.
Gropa është një prej vendeve më tërheqëse për avanturierët të cilët provojnë zhytjen në thellësi të detit.