Tentoi arratinë nga burgu grek, shqiptari kapet pranë gardhit

Një i dënuar tentoi arratisjen nga një burg grek, por kapet në gardhin e burgut.

Bëhet fjalë për një të dënuar shqiptar në burgun e Patras, i cili arriti të kalonte disa nga gardhet rrethuese të burgut të Patras, por u kap pak metra se të dilte jashtë territorit të burgut “Ajo Stefano”.

Policia e burgjeve tha se bëhet fjalë për një të dënuar me shumë vite burg, për trafik droge.

Emri i tij nuk bëhet publik për momentin. Ai do të dërgohet në gjykatë nën akuzën e tentativës së arratisjes, akuza që do t’i shtojnë edhe disa vite dënimit të tij. Për momentin situata në burgun e Patrës është e qetë shkruan tch.

Pritet një ndërhyrje e forcave speciale gjatë orëve në vazhdim, praktike e zakonshme kohët e fundit në burgjet e vendit.

Pak ditë më parë në burgun e Patrës të dënuarit denoncuan në Fiks Fare kushtet skandaloze të jetesës në këtë burg, ndërsa janë të zakonshme aktet e dhunës verbale dhe psikologjike dhe ndaj të dënuarve, madje Greqia është dënuar lidhur me situatën në to edhe prej Këshillit të Europës.


Shtuar 16.05.2020 12:25