Kjo foto po vlerësohet më e mira e pandemisë
Kjo fotografi po vlerësohet si më e mira e epokës së pandemisë Covid-19.

Një qytetar britanik e ka takuar rastësisht në park Kryeministrin Boris Johnoson. Mediat raportojnë që në bisedë e sipër ky qytetar e ka qortuar Johnosonin duke ju drejtuar me gisht, teksa kryeministri shihet i çuditur me ato kritika që ndoshta nuk i priste farë gjatë asaj ecje në park.

Kjo gjë është cilësuar si fantastike! Madje edhe kundërshtarët e Johnsonit kanë thënë se “ndihen krenarë që jetojë në një shtet si ky, ku mundësh lirisht t’i bërtasësh në rrugë kryeministrit, pa pasur frikën që do të kesh reperkusione”.
Shtuar më 11/05/2020, ora 15:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori